E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatimi i Bulevardit, Basha: Fitues, projekti i studios “Grimshaw”

TIRANE - Pas konsultimeve me qytetarët, Bashkia e Tiranës përzgjodhi studion fituese për masterplanin e zgjatimit të Bulevardit "Zogu I" në kryeqytet nga "Stacioni i Trenit" deri te lumi i Tiranës.

Duke vlerësuar projektet e të gjitha studiove pjesëmarrëse në konkurs, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha njoftoi se projekti fitues është ai i studios “Grimshaw Architects”. 

Kryebashkiaku Basha theksoi se projekti fitues mishëron aspiratat e qytetarëve për një qytet modern europian.

“Prej dy muajsh projektet janë konsultuar me qytetarët, ekspertët vendas e të huaj, grupet e interesit. Pas këtyre konsultimeve, pas prezantimeve që zgjatën dy ditë, pas diskutimit dhe sheshimit të çdo dilemë nëpërmjet debatit, ne kemi vendosur që projekti që mishëron më së shumti aspiratat e qytetarëve të Tiranës, për cilësi dhe shanse të zhvillim është projekti i “Grimshaw Architects”- u shpreh Basha.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›