E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari maqedonas: Një Breivik do na zgjidhte punë me shqiptarët

Milenko Nedelkovski

Norvegjezi Anders Bering Breiviki po gjykohet për vrasjen e 77 personave të pafajshëm. Sipas tij ai ka kryer këtë akt për të mbrojtur Norvegjinë nga pushtimi i myslimanëve.

Ndërkohë gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski, që drejton një emision në televizionin Kanal 5, ka mbështetur publikisht përmes profilit të tij në Facebook, idenë e një Breiviku edhe në Maqedoni për ti mbrojtur nga pushtimi i shqiptarëve.

Në komentin e tij Breivik lartësohet si hero dhe thuhet se maqedonasit kanë nevojë për një të tillë, sepse vetëm ai do të kryente punë me ata që vranë katër fëmijët maqedonas.

Jovan, nuk është se as mua nuk më ka shkuar tek një gjë e tillë. Një i tillë hero, në vendin dhe në kohën e duhur, do të zgjidhte shumë punë dhe shumë dilema, shprehet Nedelkovski duke i kthyer përgjigje një komentuesi raporton portoali “Zhurnal”.

Kjo nuk është hera e parë që ky gazetar maqedonas shfryn publikisht të tërë urrejtjen patologjike që ndjen për shqiptarët. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›