KQZ "emëron" deputetin e ri të PS-së

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, bëri me dije rendin e ditës dhe e hodhi në votim, i cili u mbyll me të gjitha votat pro të anëtarëve.
Deputeti i ri i Partisë Socialiste, do të jetë Edison Konomi, i cili ishte në radhë në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit.
Ai vjen në këtë post pas dorëheqjes së Rudina Seserit muaj më parë dhe pas një debati midis mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deputetin tjetër në radhë, Gjon Bardhi, aktualisht kryetar i Bashkisë së Fushë Krujës. Bardhi nuk e pranoi mandatin, duke dhënë dorëheqjen ende pa u betuar në Parlament.
Mazhoranca dhe opozita në seancën e së enjtes së shkuar miratuan pranimin e dorëheqjes së Bardhit dhe dërgimin e një raporti në KQZ për të vendosur mbi kandidatin e radhës. Tashmë, Konomi do të duhet të betohet në Parlament për t’u bërë zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Socialiste. /S.Ll/Start/
2012-04-17 12:04