E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Fyle, politikanëve: Apeloni për qetësi

Duhet një hetim i plotë dhe duhet bërë çmos që të mos përkeqësohet bashkëjetesa ndëretnike në vend, tha Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, ndërsa komentoi ngjarjet e ndodhura në Maqedoni, ku u gjetën të vrarë 5 të rinj në afërsi të lagjes Radishan.

Apeli i Fyles i është drejtuar politikanëve vendas, të cilëve ve u ka bërë thirrje që të nxisin paqen dhe përmbajtjen.

Fyle tha se, KE-ja tani për tani nuk ka asnjë  informacion se kjo ngjarje ka ndonjë prapavijë etnike.

“Bashkimi Evropian dëshiron të arrijë që hyrja e Maqedonisë në BE sërish të bëhet prioritet dhe t’i ‘fshijë slloganet nacionaliste nga faqet e para në media”, thotë Fyle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›