E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Wollfarth: Është koha të paraqiten kandidatët

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka deklaruar se është koha që të propozohen kandidatët për presidentin e ri të vendit. Nga qyteti i Durrësit ku është takuar me kryebashkiakun Dako, ambasadori Wollfarth theksoi se është në dorë të qytetarëve të zgjedhin një president dinjitoz.
 

“Në radhë të parë ne shohim kushtet që parashikon Kushtetuta sesi bëhet zgjedhja e presidentit. Koha po afron dhe është koha për të zgjedhur dhe për të propozuar kandidatët. Por OSBE-ja ia lë në dorë qytetërëve shqiptarë, partive politike që ta zgjedhin vetë presidentin e tyre. Me rëndësi është që të zgjidhet një personalitet që mund ta ushtrojnë detyrën më mënyrë dinjitoze. Ajo është një detyrë me një pushtet moral dhe Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë një president dinjitoz” theksoi Wollfarth.

 Gjithashtu, ai ka komentuar edhe tryezën e fundit të 23 partive politike për reformën zgjedhore. “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të flitet për refomën zgjedhore i cili është një proces që është duke u zhvilluar por është një hap i rëndësishëm që partitë e vogla të flasin për aspektet e ndryshme të reformës zgjedhore. Është me rëndësi që nëse partitë duan të dëgjohet zëri i tyre duhet të kenë platforma të tilla që ti paraqesin dhe nëse ato i bindin partitë e mëdha ato mund të materializohen” shtoi Ëollfarth.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›