E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon konferenca rajonale e NATO-s, firmoset marrëveshja

Ka përfunduar punimet dy ditore konferenca me temë: “ Mbrojtje e Zgjuar - Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes’’.
 

Në ditën e dytë të punimeve u nënshkrua edhe marrëveshja e përbashkët e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në takim. Në fjalën e tij kreu i Komisionit te Sigurisë, Leonard Demi ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes nga të gjitha delegacionet pjesëmarrëse është tregues se nisma e NATO-s është e mirëpritur në rajon.

Ndërkohë konferenca rajonale e NATO-s u organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s.


Në konferencë  morën pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia. Si dhe Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Z. David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-PA, ambasadori Alexander Vershboë, ambasadorët e akredituar në Tiranë, ministra shqiptarë, përfaqësues të institucioneve respektive dhe Forcave të Armatosura, aktorë jo-qeveritarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›