E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me Lamers: Bashkëpunim Shqipëri-NATO

Kryeministri Berisha është takuar sot me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Karl Lamers, ku u rikonfirmua vullneti i dyanshëm për konsolidimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë e NATO-s.
 

Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, e falenderoi zotin Lamers për organizimin në Shqipëri të konferencës “Smart Defence” si një ngjarje të rëndësishme në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimit mes vendeve të NATO-s mbi sfidat e këtij shekulli.
 

Zoti Lamers, pasi shprehu falenderimet për mikpritjen e kësaj konference në Shqipëri, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë e të shkëlqyer me qeverinë shqiptare, gjatë kësaj periudhe.
 

Gjithashtu, në takim diskutuan çështje që kanë të bëjnë me punën e objektivat e misionit të ISAF në Afganistan. Zoti Lamers i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për kontributin e Shqipërisë në kuadër të këtij misioni, në mbështetje të konsolidimit të paqes e stabilitetit të popullit mik afgan.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›