E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti austriak uron Nishanin

“Dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.
Austria dhe Shqipëria janë të lidhura prej kohësh jo vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi intensiv në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale, por edhe nëpërmjet një miqësie tradicionale, ndërkohë që zgjedhja juaj përkon me 100-vjetorin Pavarësisë së Shqipërisë”, i shkruan Fischer Nishanit.

“Ju uroj sukses në detyrat e rëndësishme që keni përpara, veçanërisht  për sa i përket integrimit të vendit tuaj në Bashkimin Europian.

Ju garantoj që Austria do të jetë një partner i sigurt në marrëdhëniet mes të dy vendeve, e po ashtu për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, vazhdon mw tej Fischer.

                                                                                             2012-07-19 11:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›