Nesër fillon muaji i Ramazanit, Muça uron shqiptarët

“Ramazani është muaji i faljes, ta falim njëri-tjetrin, sepse gjithsecili ka dikë për të falur. Ky është muaji i dashurisë, ta duam njëri-tjetrin për hir të Krijuesit. Ky është muaji i mëshirës, t‘i mëshirojmë krijesat e Zotit, që të na mëshirojë Krijuesi ynë. Ky është muaji i ndihmës. Mos të mbetet njeri i varfër në këtë muaj”, thotë në urimin e tij Muça.
“Ramazani vjen që të begatojë shpirtrat dhe mendjet tona, që të krijojë një atmosferë mirëkuptimi, mirësjelljeje, devocioni; një atmosferë bujarie e paqtimi duke na emancipuar në veprat dhe mendimet tona.”
Më tej kreu i KMSH ka shtuar se Ramazani ka për qëllim kryesor devotshmërinë e njeriut, pastrimin shpirtëror dhe edukimin e tij me vlera dhe aspirata të larta.
“Ky muaj na nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm të bëhemi më humanë dhe udhërrëfyes për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe. Allahu i Gjithmëshirshëm e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera”, uroi kreu i myslimanëve të Shqipërisë Haxhi Selim Muça.
Muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e premte më 20 korrik 2012.
2012-07-19 13:28