E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, Putin takohet me krerët e besimeve fetare

Kryeministri rus, Vladimir Putin ka takuar udhëheqësit e besimeve fetare në Moskë.
 

“Liderët fetarë donin ta takonin Putinin si kryeministër, por, para së gjithash, si kandidat për president të vendit tonë, i cili ka shansin më të mirë për të fituar në zgjedhjet e marsit”, ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill.
 

Ky i fundit gjithashtu ka theksuar se angazhimi i Putinit për 12 vjet ka qenë një mrekulli për kishën dhe shtetin rus.
 

Putini ka qënë në postin e presidentit të Rusisë nga viti 2000 deri më 2008, kur u zgjodh kryeministër.
 

Përveç kreut të Kishës, në takim morën pjesë edhe liderët e komunitetit mysliman të Rusisë, atij hebre dhe budist, si dhe të komuniteteve të tjera të krishtera.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›