E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti XVI i mirëpritur në Iran

Ambasadori i Iranit në Vatikan tha se Papa Benedikti XVI është i mirëpritur në Teheran. Ali Akbar Naseri u tha gazetarëve në Romë se nëse Papa vendos të vijë, ne do ta presim atë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe me entuziazëm.

Ambasadori iranian po ashtu tha se të dërguarit e Vatikanit në Bashkimin Evropian mund të kontribuojnë në mënyrë pozitive për të ulur tensionet në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad i ka bërë ftesë Papës të vizitojë Iranin në vitin 2010, por Peshkopi i lartë nuk e ka pranuar atë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›