Kreu i ERE-s: Masa më të rrepta operatorëve abuzivë
TIRANE-Kryetari i sapoemëruar i Entit Rregullator te Energjisë, Sokol Ramadani, deklaroi dje se shumë shpejt do të përfundohet kontrata për konsumatorët familjarë si dhe procesi i standardizimit të matjeve të energjisë. E drejta për kolaudimin e “sahatëve” do t’i kalojë Drejtorisë së Metrologjisë, - tha ai.
“Do të përpiqemi më shumë që përveç tarifës, të rrisim dhe cilësinë e parametrave të energjisë elektrike, - shtoi Ramadani. S’do të jetë një Ent Rregullator statik, por do të kontrollojmë edhe në bazë cilësinë që operatorët ofrojnë për konsumatorin. Do të bëjmë ç’është e mundur që të penalizojmë operatorët abuzivë, duke rritur masën e penalitetit, nga prodhuesit, te transmetuesi dhe te shpërndarësi. Nëse operatori nuk do të përgjigjet me saktësi për një periudhë të caktuar, ne do të kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe qeveria që të ashpërsohen masat për penalizimet. Nëse nuk përmbushin kushtet, të arrijnë deri në mbyllje të subjekteve”, u shpreh ai.
(d.b/GSH/BalkanWeb)