Presidenti dekreton datën 23 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare
Qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në legjislativin shqiptar në datë 23 qershorit të vitit 2013. Kështu, përmes dekretit të Presidentit të Republikës, zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 do të zhvillohen të dielën e 23 qershorit.
“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, dekretoj: Neni 1-Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013. Neni 2- ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, citohet në dekretin e kreut të shtetit, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme.
Një datë e tillë i ishte propozuar Presidentit Nishani nga përfaqësuesit e partive parlamentare në tryezat e konsultimeve që zhvilloi pak kohë më parë. Në konsultimet me këto forcave parlamentare, kreut të shtetit iu propozua pikërisht kjo datë, ku edhe pse në takime të ndara, politika u shfaq në union për datën 29 qershor, si data optimale për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
...