Tirane, 10 arrestime ne 24 ore
Tirane-Policia e Tiranes ka vene ne pranga te pakten 10 persona, si autore te dyshuar per disa vepra penale, si vjedhje, plagosje, shperndarje te lendeve narkotike, etj. Ne njoftimin e Drejtorise se Policise se ketij qarku, behet e ditur se specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit arrestuan ne kushtete flagrances 54-vjecarin Lulzim Mataj, pasi ne ambientet e baneses se tij, ne Kombinat, dyshohet se ka plagosur, duke goditur me arme te ftohte thike, per motive te dobeta, bashkeshorten e tij, Suzana Mataj, 40 vjec. Nje person ne kerkim per "moskallezim krimi" eshte arrestuar nga forcat e policise se kryeqytetit. Besmir Alia, 23 vjec, lindur ne Puke dhe banues ne Paskuqan, u arrestua sepse me 9 shtator kater dite me pare ne ambientet e lokal "Guva e Qete", ne Tirane, eshte tentuar te vritet me arme zjarri 20- vjecari Erjon Valbona.
Nje 27-vjecar, Aleksander Hoxhallari eshte kapur ne flagrance me nje sasi lende narkotike ne afersi te shkolles "Hasan Vogli" ne Tirane. Atij iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale 7,4 gram lende e dyshuar si heroine e ndare ne 20 porcione, 1,2 gram lende e dyshuar si kokaine, 3 aparate telefoni celular, automjeti me targa TR 2120 J, si dhe shuma e parave prej 35.400 lekesh. Gjithashtu policia e Tiranes, ka arrestuar edhe 7 persona te tjere, nga te cilet nje i mitur, per veprat penale te "vjedhjes" dhe "armembajtjes pa leje".