E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti do zgjidhet sipas Kushtetutës, “konsensusi” mund të bllokojë procesin

09-02-2012 / Gazeta 55

Tritan Shehu, deputet i PD-së

Partia Demokratike vlerëson se presidenti i ardhshëm do zgjidhet sipas rregullave të Kushtetutës, ndërsa nuk mund të ketë ‘President të cenuar’, përsa kohë ai zgjidhet në përputhje me ligjin themeltar.
Për deputetin e PD-së, Tritan Shehu përjashtimi i termit “konsensus” nga ambasadori Arvizu, gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit, është një thënie e mençur që t’i jepet rëndësi konsultimeve mes palëve të interesuara.
Sipas tij, “konsensusi” që përmendet në media, do të mbante në lojë një bllokim të mundshëm të procesit. “Nuk është lënë mënjanë si çështje, përbën element substancial. Sa më shumë t’i afrohemi datës do ketë më shumë diskutime, debate, emra konkretë, pasi është pjesë e jetës sonë politike. Ambasadori Arvizu dha ca mendime të tijat duke dhënë disa ide për procedurat e mëtejshme. Ajo që tha ishte një thënie e mençur në përputhje me detyrimet ndaj Kushtetutës. Ai eliminoi fjalën konsensus, pasi do të mund të çonte në një bllokim procesi dhe hodhi idenë e diskutimit. Janë këto diskutime që po na bëjnë të ecim përpara, rekomandimet e tij shkojnë paralelisht me frymën e mazhorancës drejt dialogut, dhe kur këto nuk zgjidhen me dialog ka procedura të tjera që e rregullojnë. Ajo çfarë tha Arvizu është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Momentin që Presidenti zgjidhet sipas ligjit nuk mund të mund të jetë një President i cenuar. Edhe Presidentin Topin e zgjodhëm me shumicë votash, por nëse shohim nga mënyra si u veprua nuk ishte një President konsensual, pasi votat që mori nuk janë shprehje e vullnetit të opozitës. Nuk është numri mekanik i votave përcaktues”, u shpreh deputeti i PD, Tritan Shehu.
Ai vuri në dukje se kandidatura për President i takon mazhorancës, konkretisht Partisë Demokratike, si forcë lider në të gjitha ndryshimet madhore të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi se çdo kundërshtim i opozitës në këtë linjë do të çonte në një vetë-përjashtim të saj nga procesi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›