E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti gjerman uron Nishanin: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Presidenti Bujar Nishani ka marrë mesazhe urimi me rastin e zgjedhjes së tij në postin e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, ka uruar Presidentin Nishani me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të shtetit shqiptar.
 

Në mesazhin e tij, Gauck shprehet se "Fillimi i Presidencës Suaj përkon jo vetëm me 100-vjetorin e pavarësisë së vendit Tuaj, por edhe me përvjetorin e 25-të të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, të cilat unë dëshiroj t`i zhvilloj më tej së bashku me Ju!"
 

Presidenti gjerman e siguron Presidentin Nishani se Gjermania do të qëndrojë në krah të vendit tonë edhe në kuadër të përpjekjeve ende të domosdoshme për dhënien e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë këtyre ditëve ka marrë gjithashtu mesazhe urimi nga Presidenti i Indisë, Pratibha Devisingh Patil; Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Lartësia e Tij, Sheiku Sabah Al Ahmad Aj Jaber Al Sabah dhe Princi i Kurorës, Sheiku Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah; Presidenti i Maltës, Dr. George Abela dhe Sulltani i Sulltanatit të Omanit, Qaboos bin Said.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›