E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëflijimet në Korçë, psikologët: Kryeni trajtime mjekësore

Vetëvrasjet janë kthyer në një fenomen të frikshëm për qarkun e Korcës. Statistikat zyrtare nga policia e qarkut juglindor flasin për 13 raste të regjistruara vetëm gjatë këtij viti, ndaj mjekët psikiatër në Korcë e cilësojnë tepër alarmante këtë shifër vetëvrasjesh.
 

Psikiatri, Roland Lalaj, pranë qendrës së shëndetit mendor në qytetin e Korcës shprehet se janë disa faktorë që ndikojnë tek personat që ndërmarrin aktin fatal. Sipas tij, në shumë raste janë shkaqet ekonomike dhe gjendjet depresive ato që cojnë këta persona ti japin fund jetës.
 

Sipas të dhënave nga policia e Korcës, vetëm gjatë ditëve të fundit janë regjistruar edhe dy raste të reja të vetëflijimit, kokretisht një 16 vjecare dhe një një 54 vjecar efektiv policie, i cili vari vetën me litar në ballkonin e shtëpisë së tij në qytetin e Pogradecit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›