E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, humb kontrollin e bicikletës, vdes 31 vjeçari

ELBASAN- Një 31 vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gostimë- Mollas.
Burime të Policisë lokale thanë se "31 vjeçari Edmond Sade ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, teksa udhëtonte me mjetin e tij, tip motoçikletë pa targa. Viktima si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku edhe ka gjetur vdekjen".
Policia dhe grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes konkludojnë se shkak i vdekjes së 31 vjeçarit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›