E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat/ Nis aplikimi ne universitete

Edhe pse nuk eshte zbardhur ende vendimi per masterat shkencore dhe masterat profesionale universitetet kane nisur pranimin e dokumentacionit

Ka nisur ne universitetet publike aplikimi per masterat shkencore dhe masterat profesionale per vitin e ri akademik. Burime nga universitetet publike bene te ditur se aplikimi do te vijoje deri ne javen e ardhshme dhe se aplikantet duhet te paraqesin dosjen e plote te dokumenteve nese duan te aplikojne.

Aplikimi

Aplikimi kryhet ne sekretarite e shkollave te larta nga ora 0800 deri ne oren 1600. Aplikantet duhet te kene perfunduar medoemos diplomen e nivelit te pare ose bachelor. Ata duhet te paraqesin ne sekretari dosjen e aplikimit ku permbahet kopje e noterizuar e diplomes dhe e listes se notave nje dokument identifikimi dy fotografi nje kerkese me shkrim ku specifikohet dega ku aplikohet dhe dega e pare qe ka perfunduar aplikanti si edhe nje CV.

Pas dorezimit te dokumentacionit afati i fundit i te cilit eshte javen e ardhshme aplikantet do te presin mbledhjen e komisionit ad hoc i cili do te vendose se cilet jane fituesit. Kriter per kete do te perdoret vetem mesatarja e bachelorit nderkohe qe nese me shume se nje person kane te njejten mesatare atehere do te behet vleresimi i CV-se se aplikantit dhe njekohesisht do te intervistohen te interesuarit.

Masterat profesionale

Dyfishim te kuotave per masterat profesionale per kete vit akademik vendosi dje Keshilli i Ministrave. Ne kete menyre jane percaktuar plot 6480 kuota per masterat profesionale te ndara per kategori te ndryshme. Nderkaq burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bene te ditur per gazeten se nuk do te ndryshojne tarifat. Kuotat e miratuara permbajne 6190 kuota per pranime te reja prej te cilave 619 jane percaktuar per shqiptaret nga Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe Lugina e Presheves. 100 kuota jane percaktuar per shkolle te dyte dhe po aq per transferim. Sikurse edhe per masterat shkencore te verbrit dhe romet e ballkano-egjiptianet kane te rezervuara nga 20 kuota. Nderkaq per here te pare jane percaktuar 50 kuota per studente te huaj.

Tarifat vjetore te shkollimit per studentet qe do te regjistrohen ne vitin e pare per te gjitha programet e studimit te ciklit te dyte master profesional ne vitin akademik 2010-2011 si dhe tarifat vjetore te shkollimit per studentet qe ndjekin nje program te dyte studimi nuk do te ndryshojne. Kandidatet qe do te fitojne te drejten ne nje program studimi te ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin akademik 2010-2011 dhe qe u perkasin shtresave sociale si te verber/te shurdher invalide paraplegjike dhe tetraplegjike femije rome ballkano-egjiptiane jetimet apo femije te policeve dhe ushtarakeve te rene per shkak te detyres e te ish-te perndjekurve politike paguajne nje kuote ne masen 50 te tarifes se shkollimit. Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta qe u perkasin po ketyre shtresave sociale - percaktohet ne vendimin e Keshillin e Ministrave.

Vendimi gjithashtu percakton se studenti i nenshtrohet vetem nje tarife shkollimi pagesa e se ciles behet me keste te percaktuara nga institucioni i arsimit te larte. Studentet perserites i nenshtrohen tarifes se shkollimit te vitit akademik ne te cilin vazhdojne rregullisht studimet - thuhet ne vendim. Te gjithe ata qe kane perfunduar me medalje te arte trevjecarin ose shkelqyeshem vitin e pare nuk do te paguajne tarifen e studimeve.

Masterat shkencore

Nderkaq 4365 kuota jane rezervuar per programet dyvjecare te ciklit te dyte te studimeve pra masterat shkencore. Nderkohe me pak kuota gjate ketij viti do te kene programet njevjecare te ciklit te dyte te studimeve. Keshtu sipas vendimit te qeverise per master profesionale do te pranohen ne total 3667 te diplomuar.

Nderkohe kete vit qeveria ka percaktuar kuota te vecanta edhe per kater kategori te tjera. Sipas vendimit per programe te dyta studimi pra per te gjithe ata qe kane perfunduar nje program te nivelit te dyte do te jene te rezervuara 100 kuota. Po aq do te rezervohen per transferimin e studimeve brenda te njejtit program ose programeve te ngjashme nga nje universitet ne tjetrin.

Dy kategorite e tjera kane te bejne me personat me aftesi te kufizuara dhe te huajt. Keshtu te gjithe studentet qe nuk kane shtetesi shqiptare do te mund te aplikojne per programet e ciklit te dyte te studimeve vetem per 50 kuota. Ndersa nje sasi e vecante prej 20 kuotash u eshte rezervuar te gjithe bashkeqytetareve tane te cilet jane te verber me vertetim te komisionit perkates.

Per me teper kete vit do te perfitojne ne menyre te posacme 20 kuota edhe anetaret e komunitetit egjiptian dhe rom. Sipas Ministrise se Arsimit dhe te Shkences krahasuar me nje vit me pare ka nje rritje me afro 2500 kuota per keto programe studimi.

Aplikimet per ne programet e ciklit te dyte qofshin keta mastera shkencore apo mastera profesionale do te nisin tashme ne universitetet e vendit cka pritet te ndodhe brenda dy javeve ne vijim.

Burime nga Universiteti i Tiranes Universiteti Politeknik dhe Universiteti Bujqesor i Tiranes bejne te ditur se kriteri i vetem ka per te qene nota mesatare e marre gjate tri viteve te para te studimeve nderkohe qe nese ka barazi ndermjet ketyre notave atehere do te kryhen intervista te vecanta me secilin prej kandidateve nga nje komision ad hoc qe do te ngrihet brenda departamenteve perkatese.

Kete vit jane percaktuar ne vendim edhe kritere te vecanta per nje program. Keshtu cdo program studimi i ciklit te dyte funksionon ne vitin e pare per vitin akademik 2010-2011 ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente.

Te njejtat kategori me masterat profesionale nuk do te paguajne tarifen e shkollimit. Ndersa shtetasit e huaj qe do te vazhdojne studimet e ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi si shtetasit shqiptare me perjashtim te rasteve kur ne kuader te marreveshjeve ndershteterore eshte parashikuar ndryshe - percakton vendimi.

Rikonvertimi

Ligji i ndryshuar i arsimit te larte percakton se diplomat e nivelit te pare do te quhen diploma universitare Bachelor diplomat e nivelit te dyte Master i Shkencave ndersa masterat e nivelit te pare thjesht Master profesional. Ligji i ri parashikon qe ata te cilet perfundojne Bachelorin ish-DNP-ne mund te vijojne studimet ne Masterin njevjecar ose ne Masterin e Shkencave dyvjecar qe kane zene vendet e diplomave te deritanishme. Nderkohe per te vijuar doktoraturen duhet qe te kesh medoemos Masterin e Shkencave. Ata qe diplomohen kete vit ne Master te Nivelit te Pare do te marrin diplome universitare Master profesional dhe me te mund te vijojne studimet Master i Shkencave duke konvertuar nje pjese te programit qe kane zhvilluar gjate vitit te studimit te tyre. Masteri i nivelit te dyte nuk perfshihet me ne sistemin tone arsimor sipas ligjit te ri duke hequr nje nga hallkat me te debatuara te sistemit arsimor universitar. MND konvertohet ne Master Shkencor nderkohe qe mbajtesit e tij nese hyne ne doktorature futen direkt ne vit te dyte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›