E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BERZH, zoti Mirrow falënderon qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë BERZH-it në procesin e implementimit të projekteve të saj

Kryeministri Berisha u takua në Stamboll me Presidentin e BERZH, zotin Thomas Mirrow dhe me Zëvendëspresidentin e BERZH zotin Freeman.
Në takim u diskutua mbi ecurinë e projekteve të BERZH në Shqipëri dhe perspektivat e zgjerimit të portofolit të investimeve në kushtet aktuale që po kalojnë tregjet financiare të botës.
Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin më të madh mbi rolin dhe kontributin e BERZH në zhvillimin e sektorit privat të ekonomisë që në fillimet e tranzicionit në Shqipëri, në të gjithë sektorët e ekonomisë si në zhvillimin e tregut financiar, modernizimin e infrastrukturës, përmirësimin e sektorit elektrik etj.
Kryeministri e falënderoi për projektet e reja ku BERZH është tashmë aktive si në segmentet rrugore Levan- Vlorë dhe Levan- Tepelenë dhe në Unazën e Madhe të Tiranës.
Më tej, Kryeministri u ndal në prioritetet e tjera që ka qeveria shqiptare për të cilat kontributi i BERZH do ishte i mirëpritur dhe këto konsistojnë pikësëpari në fuqizimin e transmetimit të energjisë me Maqedoninë, kompletimi i rrjetit hekurudhor mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, vazhdimin e mbështetjes në projektin e rrugëve rurale në të cilat vazhdon financimi dhe nga donator të tjerë si dhe mbështetjen e sektorit privat, në veçanti të ndërmarrjeve të privatizuara i ARMO-s, OSSH etj.
Zoti Mirrow falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen që i ka dhënë BERZH në procesin e implementimit të projekteve të saj. Gjithashtu zoti Mirrow u shpreh mjaft pozitivisht mbi gjendjen e sistemit bankar dhe financiar në Shqipëri, si dhe mbi gatishmërinë e institucioneve për të vazhduar më tej aktivitetin e investimeve të tyre në Shqipëri.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›