E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës: Proigramet master në mësuesi nisin në datën 10 nëntor

Programet dhe kuotat për studimet Master të nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm në Fakultetet e Gjuhëve të Huaja, të Histori-Filologjisë dhe në Shkencat e Natyrës të Universitetit të Tiranës, do të nisin në 10 nëntor, sipas Universitetit të Tiranës (UT). Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për Master për gjuhën angleze do të përfitojnë 180 studentë, për atë frënge 80 studentë, për gjuhën gjermane 80 studentë dhe për gjuhën italiane 120 studentë. Në përfundim të programeve, do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, "MNP", në mësuesi, për arsimin e mesëm për keto gjuhë. Fakulteti Histori-Filologji do të ketë program Master në lëndët "Gjuhë-Letërsi" për 120 studentë, "Histori" për 100 studentë dhe "Gjeografi" për 100 studentë, ku në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për arsimin e mesëm. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës programe master do të ketë për "Kimi" për 30 studentë,"Biologji" për 60 studentë, "Fizikë" për 60 studentë dhe "Matematikë" për 40 studentë, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi. Programet e studimeve Master të nivelit të parë, me kohëzgjatje 1 vit, në mësuesi për arsimin e mesëm, do të realizohen me 60 kredite. Për kandidatët që do të fitojnë studimet Master dhe që janë me probleme, si: të verbër, të shurdhër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, të policëve të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të ish-të përndjekurve politikë, do të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit. Ndërsa studentët e shkëlqyer të ciklit të parë dhe të dytë, nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›