Drejtor Ekzekutiv për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore i IFC vlerëson rezultatet e reformave ekonomike të realizuara nga qeveria shqiptare
Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në Stamboll, u takua me zotin Shahbaz Mavaddat, Drejtor Ekzekutiv për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore i IFC, World Bank Group.
Në këtë takim u bisedua mbi ecurinë e projekteve mbi të cilat IFC është bashkëfinancuese në Shqipëri. Kryeministri e falënderoi zotin Shahbaz Mavaddat për asistencën në procesin e privatizimit të OSSH dhe në përgatirjen e kontratave të koncesionit të hidrocentraleve.
Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e rëndësishëm të IFC në rritjen e financimeve nga institucionet e tjera financiare si dhe inkurajoi atë që në bashkëpunim edhe me BERZH të zgjerojnë aktivitetin e tyre të investimeve dhe të mbështesin modernizimin e ndërmarrjeve të privatizuara dhe zhvillimit të sektorit privat.
Zoti Shahbaz Mavaddat vlerësoi rezultatet e reformave ekonomike të realizuara nga qeveria shqiptare të cilat kanë bërë që klima e investimeve të huaja të transformohet në mënyrë të ndjeshme në 3 vitet e fundit.
...