Presidenti i Fiorentinës: Skenar që Milani të dilte i treti
TIRANE-Java e fundit e Serisë A vijon të komentohet ende, sidomos ndeshja mes Sienës dhe Milanit, ku kuqezinjtë fituan 2-1, falë një përmbysje, por që sipas rivalëve, vinte “erë”. Presidenti i Fiorentinës, Andrea Della Vale, pranon se në Itali ka supremaci psikologjike ndaj arbitrave.
“Edhe pse na vodhën nga dora 30 milionë euro në 10 minutat e fundit të kampionatit dhe ne kishim dy gola avantazh ndaj Milanit, sërish në mendjen time e dija që do përfundonte ashtu, sepse skenari ishte shkruar me kohë. Gjithsesi, brenda vetes diçka priste të festonte, të shpërthente, për rikthimin tonë në Champions, por na doli huq edhe këtë herë, sepse fundja arbitrat janë të ‘burgosur’ psikologjikisht”. Ka qenë kjo deklarata e presidenti të klubit viola, klub që edhe këtë sezon do të luajë në Ligën e Europës.
(d.b/E.Ilnica/BalkanWeb)