Tiranë, zhduket në rrethana misterioze një 14-vjeçar në zonën e “Misto Mames”
TIRANË- Një 14-vjeçar ka humbur prej ditës së djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Misto Mame” në një qendër interneti. Familjarët shprehen se 14-vjeçari ka dalë nga shtëpia në orën 19:00. Regis Lena i ka thënë të atit se do të shkonte në një qendër interneti pasi i duhej të merrte informacione për një detyrë në shkollë, ky ka qenë kontakti i fundit i familjarëve me djalin e tyre.
Familjarët shprehen se nuk kanë pasur asnjë konflikt më djalin dhe se ai nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia. Babai i tij shprehet se e ka kërkuar të birin gjatë gjithqë natës, por pa rezultat. Edhe në pikën e internetit ka vajtur por nuk ka marrë asnjë informacion të vlefshëm. Ndërsa shokët thonë se e kanë parë pranë pallateve “Çabej”. Djali kishte dy telefona të cilët i kishte lënë në shtëpi.
Regis Lena në momentin që është larguar nga shtëpia ai ka pasur të veshur pantallona xhinse, treçerekëshe blu, bluzë të bardhë dhe atlete.
Familjarët e 14-vjeçarit bëjnë apel në Neës24 për gjetjen e djalit të tyre Regis Lena. Gjithashtu familjarët i janë drejtuar edhe komisariatit numër 6 në kryeqytet. Për çdo informacion lidhur me vendndodhjen e 14-vjeçarit telefononi në numrin e telefonit 0683280055.
(a.h/BalkanWeb)