Nënkryetari i partisë Mega në borxh me një grek, konfliktohen fizikisht
Tiranë- Policia e Tiranës bën me dije se Thoma Miço, nënkryetar i Partise Mega, njëkohësisht edhe drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në MPÇSSHB, është konfliktuar fizikisht me një shtetas grek për shkak të një borxhi të pashlyer në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën e Kavajës pranë edhe Ministrisë së Punës, ku sipas burimeve blu, shtetasi grek i ka marrë peng telefoni dhe disa sende të tjera personale Miços, në këmbim të borxhit.
Ndërkaq mësohet se policia ka nisur procedim penal ndaj këti shtetasi, për vetëgjyqësi.
Edhe Aleanca KuqeZi e ka denoncuar këtë ngjarje në Facebook duke shkruar:
Nenkryetari i partise ekstreme greke Mega me seli ne Shqiperi aktualisht pjese e koalicionit parazgjedhor me PD, me funksion drejtor i pergjithshem i punesimit prane ministrise shqiptare qe drejtohet nga greku i agimit te arte Ksera, eshte rrahur nga nje shtetas grek ne mes te Tiranes per shkak te nje borxhi te pakthyer. Tashme me kaosin qe ka krijaur Berisha ne Shqiperi ka mbetur qe grekerit te vijne e te zgjidhin problemet ne Shqiperi. Votoni shqiptarizmen dhe jo partite anti shqiptare pd ps dhe lsi,- shkruan AK-ja në faqen e saj në Facebook.