E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP-i, SHBA-të janë neutrale në zgjedhjen e fituesit nga Shah Deniz-i

tapiSHBA- Në vendimin e Konsorciumit Shah Deniz për të zgjedhur mes dy prjekteve që do të përcjellin gazin në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar qëndrimin e tyre neutral ndaj projektit të gazsjellësit, TAP.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori amerikan në Azerbajxhan Riçard Morningstar theksoi se Baku është një importues shumë i rëndësishëm energjie për diversifikimin e energjisë së Evropës dhe luan një rol kyç për stabilitetin e saj të energjisë duke eksportuar gazin e Azerbaixhanit në tregjet evropiane.

“Muajin e ardhshëm ne presim Konsorciumin Shah Deniz që të marrë një vendim përfundimtar mbi rrugën e tubacionit shtesë për të sjellë gazin e Azerbaixhanit në Europë,” tha Morningstar. SHBA është neutrale nëse projekti do të zgjidhet nga konsorciumi Shah Deniz – Nabucco West apo Trans Adriatic Pipeline (TAP),- tha ai.
Këto deklarata, ambasadori amerikan i bëri në një konferencë të partneritetit të NATO-s me temë Siguria Rritja e Energjisë në shekullin XXI”.

Projekti TAP është projektuar që të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nëpër detin Adriatik në jug të Italisë, dhe më tej në Evropën Perëndimore. Kapaciteti fillestar Tubacioni TAP do të jetë 10 miliardë metra kub në vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›