E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Hondurasit në Shqipëri

Në vizitën e parë në Shqipëri, Presidenti i Hondurasit do të takohet me homologun e tij shqiptar, Bamir Topin, Kryeministrin Sali Berisha, kryeparlamentaren, Jozefina Topalli dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Lobo Sosa viziton Tiranën një ditë pas vizitës në Prishtinë. Në takimet me autoritetet kosovare, kreu i shtetit të Hondurasit që pak kohë më parë njohu Kosovën, ka shprehur gatishmërinë e tij që të ndihmojë shtetin e ri në procesin e njohjeve tek vendet e Amerikës Qendrore. /Start/

                                                                                             2011-09-04 10:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›