Topi-Sosa zotohen për rritje bashkëpunimi

“Biseduam për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Hap përpara do të jetë hapja e dy konsullatave në dy vendet”, deklaroi Topi gjatë konferencës për shtyp në Pallatin e Brigadave.
Dy presidentët diskutuan gjithashtu për ekonominë, turizmin dhe shkëmbimet kulturore. Ndërkaq, presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, vlerësoi zhvillimet e shpejta ekonomike të Shqipërisë. “Kemi patur mundësinë të admirojmë dinamikën e zhvillimeve të shpejta të vendit tuaj. Ju përgëzojmë për këtë”, tha zoti Sosa, raportoi Panorama.
Më tej Topi pohoi se “Falënderova presidentin Sosa për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij. Njohja e Kosovës është një shenjë respekti ndaj së drejtës legjitime të popullit kosovar”. Ndërsa Sosa nga ana e tij ka deklaruar se, populli i Kosovës ka të drejtë të jetojë i lirë e i pavarur dhe ka shtuar se Hondurasi do kontribuojë për njohje të tjera. /Start/
2011-09-04 10:47