Tiranë, dy persona arrestohen për korrupsion pasiv

Fitim Xhelal Hysenaj, 46 vjec, lindur në Korçë e banues në Tiranë, me profesionin Elektricist pranë Kompanisë CEZ shpërndarjes Tiranë dhe Mele Sulejman Toçilla, 38 vjec, banuese në Tiranë, me detyrë faturiste e energjise elektrike pranë Kompanisë ÇEZ Tiranë u vunë në pranga. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin ndërhynin në matësat e energjise elektrike, duke bërë kështu uljen e shpenzimit të energjisë së matësave, e cila tregonte shpenzimin e energjisë shumë herë më pak nga sa mund të shpenzonte një konsumator.
Pas hetimit rezulton se, ndërhyrjet në matësat i bënin duke u marrë abonenteve shumat e parave nga 20.000 deri ne 30.000(tridhjete mije) lekë.
Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 259 dhe 135 e 25 te Kodit Penal./Start/
2011-09-04 10:34