E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Hungarise jep doreheqjen pas heqjes se doktorates

Presidenti i Hungarise dha doreheqjen pasi iu hoq doktorata per shkak te plagjarizmit. Zoti Schmitt i cili u zgjodh ne vitin 2010 ne postin  e presidentit qe ne Hungari ka kryesisht nje rol ceremonial tha se po largohej nga posti sepse sic u shpreh ai ceshtjet e mija personale me teper se sa e bashkojne e percajne atdheun tim te dashur.

Javen e kaluar Universiteti Semmelweis i Budapestit ja hoqi zotit Schmitt titullin e doktorit te shkencave qe ai e mori ne vitin 1992 pasi u zbulua se pjesa me e madhe e temes se tij te dizertacionit mbi Lojerat Olimplike te koheve moderne ishte kopjuar nga punime te autoreve te tjere. Zoti Schmitt eshte fitues i medaljeve te arit per konkurimin e tij ne skerme sic njihet me termat sportive luftimi me shpata ne Lojerat Olimpike te viteve 1968 dhe 1972.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›