Tre gratë e Bin Ladenit dënohen me burg dhe gjoba

Një gjykatë në Pakistan i ka dënuar me 45 ditë burgim dhe 110 dollarë amerikanë gjobë, anëtarët e familjes së liderit të Al-Kaidës, Osama bin Laden.
Këto dënime u dhanë sot për tre gratë e Bin Ladenit, dy nga Arabia Saudite dhe njëra nga Jemeni, përfshirë edhe dy vajza të tij, për shkak të hyrjes ilegale dhe qëndrimit në Pakistan.
Gjykata ka urdhëruar kthimin e tyre në vendet nga kishin ardhur.
Gjyqtari Shahruk Arjumand, ka theksuar se gratë tashmë e kishin kaluar një muaj në burgim, që nënkupton se ato mund të lirohen dhe dëbohen pas dy javësh.
Falmilja e Bin Ladenit ishte arrestuar nga autoritetet e Pakistanit në muajin maj, pasi lideri i Al-Kaidës u vra nga aksioni i komandove amerikanë në Abotabad të Pakistanit.