Samiti i G7, Biden: Synimi i Putin, përçarja e Perëndimit! Scholz: Unitetit mbi Ukrainën, mesazh i qartë

Samiti i G7 po dominohet nga diskutimet mbi pushtimin e Rusisë dhe se si mund të mbështetet Ukraina. Udhëheqësit pritet të premtojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe të vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se uniteti mbi Ukrainën ishte mesazhi i qartë i G7 për presidentin rus Vladimir Putin.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka bërë thirrje që Perëndimi të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të jetë i sinqertë në lidhje me implikimet që mbështetja mund të ketë për kombet e tyre.
Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka bërë thirrje për unitet, si në G7 ashtu edhe në NATO, përballë pushtimit të Rusisë, duke thënë se Putini kërkon përçarjen e Perëndimit, por nuk ja ka dalë.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën, dhe Biden sugjeroi se anëtarët e tjerë të G7 – Franca, Gjermania dhe Italia – do të ndiqnin këtë shembull./ BBC
/rtsh.al/