Presidenti i Këshillit Europian, Van Rompuy mbërrin në Prishtinë
PRISHTINË- Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, mbërriti sot në Prishtinë në vizitën e parë pas hapjes së bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, javën e kaluar.
"Kjo marrëveshje do të mundësojë që Kosova të jetë e qëndrueshme në kuadër të integrimit evropian”, - tha pak më parë Rompuy, pas takimit me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, ndërsa takon edhe presidenten Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
President i Këshillit Europian Rompuy, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", u prit nga zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Rompuy mbërriti në Prishtinë pas festës në Zagreb të hyrjes së Kroacisë në BE dhe pas vizitës sot paradite në Beograd, në kohën kur, siç citohet ai nga media, Bashkimi Evropian është duke bërë hapa historikë në raportet me vendet e Ballkanit.
MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë.
(d.b/BalkanWeb)