E Shtunë, 31 Tetor 2026

Munter: EULEX-i do t'i ndihmoje te gjithe

Ambasadori amerikan ne Serbi, Kameron Munter ka thene se dallimet e Uashingtonit dhe Beogradit rreth Kosoves, nuk jane pengese per marredhenie te mira ndermjet dy vendeve dhe per perspektiven evropiane te Serbise. "Ekzistojne ceshtje, te cilat sipas nesh jane kyce per stabilitetin e rajonit. Jemi optimiste, madje edhe nese kemi mospajtime rreth Kosoves. Por mendojme se eshte me e rendesishme te kujdesemi per stabilitetin e Ballkanit dhe te ardhmen e njerezve ne rajon", ka thene Munter. Lidhur me misionin e BE-se ne Kosove, Munter u shpreh se EULEX-i ka mbeshtetje ne rezoluten 1244 dhe eshte hap i rendesishem i BE-se per stabilitetin dhe paqen ne Ballkan. "Konsiderojme qe do te kontribuojme ashtu qe do t'i japim gjykatesit dhe policet tane qe te ndihmojne ne sundimin e ligjit. Duam qe serbet, shqiptaret dhe te tjeret te jene te mbrojtur, te ndihen te sigurt dhe te kene te drejte per te ardhmen e tyre", theksoi ambasadori amerikan, Munter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›