E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i PPE Wilfried Martens: Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare i hapen Shqipërisë perspektivën evropiane të zhvillimit

    - Presidenti i Partive Popullore Evropiane, grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian i jep mbështetje të plotë kryeministrit Berisha dhe partisë  Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Partive Popullore Evropiane zotin  Wilfried Martens, i cili  erdhi në Shqipëri për të mbështetur Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit.

Presidenti Martens shprehu kënaqësinë e tij për ndryshimet rrënjësore që ka pësuar Shqipëria gjatë qeverisjes aktuale. Duke shprehur mbështetjen e plotë për kryeministrin Berisha dhe partinë demokratike, zoti Martens  theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit.

Kryeministri Berisha  e njohu zotin Martens me programin e partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme, i cili synon tu ofrojë qytetarëve shqiptarë, standardet, kriteret dhe praktikat e qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së, duke e përgatitur kështu Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas takimit të dy personalitetet dhanë një prononcim për shtyp:

Kryeministri  Berisha:  Presidenti i Partive Popullore Wilfried Martens ka ardhur sot në Shqipëri për të mbështetur Partinë demokratike, parti simotër, parti e aderuar në Partinë Popullore evropiane. Unë i shpreha mirënjohjen më të thellë presidentit Martens për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë partisë demokratike që nga fillimi deri më sot. E njoha me programin e Partisë Demokratike për katër vitet që vijnë, programi i Shqipërisë evropiane, me të cilin ne synojmë të tu ofrojmë qytetarëve shqiptarë, standarde, kritere, praktikat e qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së dhe përgatit Shqipërinë për anëtarësim në bashkimin Evropian.

Presidenti i PPE Wilfried Martens:  Ju falënderoj shumë zoti Kryeministër. Unë vij për herë të parë këtu si President i Partive Popullore Evropiane. Në dhjetor të vitit 1993  takova zotin kryeministër, i cili ishte president i vendit. Konstatova në fillim të vizitës sime se çfarë ndryshimi rrënjësor dhe gjigand ka bërë për vendin dhe popullin  e tij. Kam ardhur këtu për ta mbështetur atë, në këtë fushatë zgjedhore,  sepse ajo është  shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit, për të patur një kryeministër dinamik dhe një qeveri dinamike dhe për të përgatitur të ardhmen evropiane të Shqipërisë, si një pol të stabilitetit në të gjithë rajonin. Edhe njëherë unë jam i bindur se Shqipëria duhet të bëhet  anëtare e BE-së. Dhe një nga rezultatet kryesore të kryeministrit Berisha është se ai hapi dhe realizoi perspektivën evropiane dhe antlantiste të  Shqipërisë. Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s. Shqipëria dhe qeveria e saj mundësuan nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Associimit  me BE. Ne do ta mbështesim kryeministrin Berisha dhe qeverinë  e tij për të realizuar liberalizimin e vizave në BE. Ne konstatuam një progres shumë të madh për sa i përket fushës sociale dhe fushës ekonomike. Tashmë Shqipëria ka një buxhet të stabilizuar dhe ka krijuar një infrastrukturë të re për Shqipërinë. Për këtë arsye ne si parti popullore evropiane do ta  mbështesim atë në këtë fushatë. Siç e dini Partia popullore evropiane është partia politike më e madhe dhe grupi politik më i madh, në parlamentin evropian.

Gjatë zgjedhjeve të fundit evropiane, në 7 qershor ne fituam për të tretën herë. Në këtë periudhë të krizës financiare pjesa më e madhe e votuesve evropiane na besuan ne, si një faktor stabiliteti dhe për këtë arsye ne i fituam këto zgjedhje. Ne do të vazhdojmë punën tonë në parlament gjithashtu në Komisionin Evropian, dega ekzekutive e Bashkimit Evropian. Ne kemi presidentin e Komisionit dhe gjithashtu në Këshillin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive kemi 13  kryeministra.


26/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›