Presidenti i Palestinës Abbas viziton Çeçeninë
Grozni -Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas ka mbërritur sot në Grozni, kryeqytetin e Çeçenisë. Presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov i uroi mirëseardhjen Abbasit në aeroport dhe e çoi atë në rezidencën e tij përgjatë një rruge të dekoruar me fotot e takimeve të tyre të mëparshme. Kadyrov konsiderohet nga çeçenet si një person i dedikuar në përtëritjen e fesë myslimanë dhe është takuar me disa liderë ndikues myslimanë nga shtetet arabe.
"Këtu ndihemi si në shtëpinë tonë. E falënderojmë të Plotfuqishmin që na mundësoi të vizitojmë Republikën e Çeçenisë", deklaroi Abbas për gazetarët nëpërmjet një përkthyesi. Kadyrov zhvilloi bisedime me Abbasin në fillim të këtij muaji gjatë pelegrinazhit në Mekë në Arabinë Saudite.