SHBA do të dërgojë edhe 30 mijë trupa në Afganistan
Uashington -Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë rreth 20 mijë deri 30 mijë trupa shtesë në Afganistan deri në verën e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane Admirali Mike Mullen, i cili theksoi se "nuk shtrohet pyetja nëse, por kur". Më herët, zyrtarë amerikanë kanë thënë se shtimi i trupave mund të jetë për 20 mijë vetë, sa ishte miratuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht në Afganistan rreth 31 mijë trupa në Afganistan. Presidenti i zgjedhur Barack Obama ka thënë se administrata e tij do të fokusohet fuqishëm në Afganistan, ku forcat afgane dhe ndërkombëtare po përpiqen ta shuajnë kryengritjen e talebanve.