Maqedoni,policia bastisje dhe arrestime shqiptarësh
Policia gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje dhe arrestime në familjet shqiptare në Haraçinë, Çair të Shkupit dhe në fshatin Opajë të Kumanovës.
Gjatë aksionit në fshatin Haraçinë janë arrestuar tre persona, në Çair tre persona si dhe në fshatin Opajë të Kumanovës katër persona të familjes Qerimi. Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje për kryerjen e këtyre bastisjeve, ndërkohë bëhet e ditur jozyrtarisht se nesër do të ketë informacione plotësuese lidhur me këtë aksion të gjërë policor. Bastisjet pasuan pas vrasjes së pjestarit të njësitit "Alfa" Afrim Arifi në afërsi të Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.