Parlamenti irakian hedh poshtë ligjin për trupat e huaja
Bagdad -Parlamentarët irakianë ka hedhur poshtë një projektligj të propozuar, i cili parasheh që trupat a huaja të dislokuara atje pas vitit 2003, të mund të qëndrojnë në Irak dhe pas fundit të këtij viti. Nga projektligji në fjalë përjashtohen trupat amerikane. Kjo është e dyta herë që parlamenti e refuzon propozimin e kryeministrit Nuri al-Maliki. Votimi i ardhshëm pritet të bëhet javën e ardhshme.
Kryeministri britanik Gordon Brown ka thënë se Britania planifikon t'i tërheqë 4.100 trupat e saj nga Iraku deri nga fundi i korrikut, 2009, siç qe paraparë me propozim ligjin. Kur në fund të dhjetorit të skadojë mandati i Kombeve të Bashkuara për operacionet ushtarake në Irak, forcat e vetme të koalicionit që do të mbesin pranë trupave amerikane janë ato nga Australia, Britania, Salvadori, Estonia dhe Rumania.