Rinisin sulmet midis palestinezëve dhe izraelitëve
Gaza -Tanimë armëpushimi midis palestinezëve dhe izraelitëve është prishur, ndërsa ka nisur sërish lufta. Një mori raketash janë shkrepur nga Gaza në drejtim që të qyteteve të Izraelit. Forcat ushtarake izraelite i janë përgjigjur me sulme raketore. Grupi militant palestinezë mori përgjegjësinë për sulmet. Ushtria izraelite tha se aeroplanët luftarak sulmuan veriun e Gazës por nuk janë dhënë detaje për viktima. Dhuna e fundit vie pas skadimit të armëpushimit gjashtë mujor ndërmjet Izraelit dhe udhëheqësve të Hamasit në Gaza.