Projekt binjakëzimi me BE, Topalli-opzitës: Mos bllokoni ligjet me 3/5
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë sot publik për mediat nisjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian në mbështje të forcimit të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë sot publik për mediat nisjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian në mbështje të forcimit të Kuvendit të Shqipërisë. Nisjen e këtij projekti, kryeparlamentarja e cilësoi si një rast unik në Ballkan, ndërsa u shpreh se do ndjekë me seriozitet zbatimin e këtij projekti në kuadër të projektit IPA.
“Unë jam e lumtur që pas vitit 2005 Kuvendi i Shqipërisë arriti të nënshkruante MSA. Ne bëmë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pastaj erdhi prova tjetër ajo e vizave dhe ne e realizuam me sukses. Liberalizimi i vizave dha një dimension të jashtëzakonshëm lirie për qytetarët e izoluar për gjysmë shekulli”, tha Topalli.
Kryetara e Kuvendit kërkoi edhe njëherë bashkëpunimin e të gjitha forcave politike që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, pasi sic tha ajo, reformat për statusin kërkojnë 3/5 e votave në parlament.
“Për të marrë statusin e vendit kandidat duhen më shumë se 3/5 e votave, nuk e patëm këtë fat, duhej konsensusi i të gjitha palëve politike. Për shkak të bojkotit, si kryetare e Kuvendit i kërkova ndihmë BE për projektin IPA, ata do na asistojnë, unë ftoj deputetët të votojnë ligjet me 3/5. Unë e shoh me objektivizëm sepse shqiptarët janë të vendosur të bashkohen me BE, çfarëdo lloj bllokimi mund të vonojë statusin, por jo integrimin", kommentoi kryeparlamentarja.
SEQUI: 99% E SHQIPËTARËVE DUAN BE
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria kërkon një vëmendje ndaj institucioneve të saj për shkak të angazhimit të Shqiptarëve në ëndrrën europiane.
“Është nder të qëndroj këtu, që për mua është zemra e demokracisë. Demokracia ngrihet si vlerë universale. BE që është misherimii demokracisë, është një dëshirë edhe e shqiptarëve. Kjo respektohet edhe në studimet që shqiptarët bëjnë në vendet e Europës dhe kthehen më pas në Shqipëri. Vit pas viti janë 99% e shqiptarëve që janë pro integrimit në BE, ndaj ky angazhim kërkon që ti jepet përparësi institucioneve shqiptare”,- deklaroi Sequi.
Kreu i prezencës së BE në Tiranë, citoi Komsionerin Stefan Fyle sa i takon Integrimit, ndërkohë që u shpreh se BE pret hapa kokret të Shqipërisë.
“Për të pasur ecuri në këtë objektiv ndërkombëtar, do doja të citoja Stefan Fyle, që thotë se integrim do të thotë transformim, integrimi është kalimi në një demokraci të qëndrueshme. Së bashku me shqiptarët ne po punojmë me grupin e punës që po punon për reformën zgjedhore dhe rregulloren e parlamentit si dhe ligjet që kërkojnë ligjet me 3/5. Për të parë hapat konkret të Shqipërisë në BE”,- nënvizoi Sequi.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)