E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE projekt për forcimin e Kuvendit, Shqiptarët ëndërrojnë integrimin

Tiranë- Bashkimi Europian do të mbështesë Kuvendin e Shqipërisë në forcimin e tij përmes një projetki që u bë sot publik nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Përmes një konference për shtyp zonja Topalli parashtroi disa nga arritjet që ka shënua Shqipëria në rrugën e integrimit, si ratifikimi i MSA-së në një kohë të shkurtër, pranimi në NATO dhe së fundmi liberalizmi i vizave me vendet e zonës Shengen.

Topalli ka shtuar se axhenda e integrimit të një vendi është konsesnusi dhe sipas saj në asnjë vend të botës asnjë parti poltike nuk pengon procesin duke refuzuar të miratojë ligjet që kërkojnë 84 vota në Parlament.

Sipas Topallit projekti për mbështetjen e Kuvendit është unik në rajon dhe objektivi është forcimi i influencës së Kuvendit.

I pranishëm në këtë konference ishte edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi që rikujtoi se parlamenti është zemra e demokracisë dhe se klasa politike shqiptare duhet të punojë fort për të plotësuar ëndrrën e shqiptarëve, atë të integrimit në BE.

Parlamenti është zemra e demokracisë. Demokracia ngrihet si një vlerë universal. BE është mishërimi i shpresave të drejtësisë dhe demokracisë, reflektohet edhe nga dëshira e shqiptarëve, edhe me të gjitha pozicionet politike, edhe në studimet që shqiptarët bëjnë në Europë dhe më pas kthen në vendin e tyre, edhe në sondazhet e pubikut, 99% të shqiptarëve janë në favor të anëtarësimit në BE. Kjo dritë kaq e fortë meriton t’i jepet pëprarësi nga partitë shqiptare- tha Sequi.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Fonde për shqiptarët e Preshevës, ky është nacionalizmi i vërtetë Ka mbërritur një nga nismat më të mira politike për...
  2. Konsensusi PS-PD, miratohet plani i veprimit për integrimin në BE Tiranë- Plani i veprimit për plotësimin e 12 rekomadimëve të...
  3. Shqiptarët e Malit të Zi, protesta për mbrotjen e të drejtave të tyre Mal i Zi- Ndalimi i mbajtjes së flamurit shqiptar, ndryshimi...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›