V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS HYRËSE PËR NË QENDRËN E RIINTEGRIMIT TË TË MITURVE, NË KAVAJË
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS HYRËSE PËR NË QENDRËN E RIINTEGRIMIT TË TË MITURVE, NË KAVAJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe t¸ nenit 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës hyrëse për në Qendrën e Riintegrimit të të Miturve, në Kavajë.
2. Shpronësimi t¸ bëhet në favor të Drejtoris¸ s¸ P¸rgjithshme t¸ Burgjeve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 476 (katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) m2 tokë/arë, me vlerë shpronësimi 15 290 (pesëmbëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekë/ m2, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 7 278 040 (shtatë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyzet) lekë.
4. Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, t’i shtohet fondi 7 278 040 (shtatë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyzet) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
5. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të kryejë likuidimin e pronarëve brenda datës 20 prill 2009.
6. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/04/2009