Presidenti i SHBA, Barak Obama, vizitë të papritur në Afganistan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikan, Barak Obama, për herë të parë gjatë mandatit të tij, viziton Afganistan. Ai u rrethua me fshehtësinë më të madhe për arsye sigurie. Zyrtari i lartë amerikan u prit nga komandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali Stanley Mçhrystal dhe nga ambasadori amerikan në vend, Karl Eikenberry. Presidenti i SHBA parashikohet të takohet me trupat amerikane dhe të analizojë situatën në vend drejtpërdrejt me gjeneralin Stanley Mçhrystal.