Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama shpall sot strategjinë e re për Afganistanin
Sot në mbrëmje Presidenti i SHBA-ve Barack Obama do të flasë në Akademinë Ushtarake të Ëest Point, ku do të ilustrojë strategjinë e re në Afganistan. Amerika pret zgjidhje të qarta mbi luftën dhe presidenti ka shumë pengesa në rrugën e tij. Talebanët, sigurisht, por edhe “zjarri mik” në Uashington: një raport shumë kritik të senatorit Kerry dhe fërkimeve të fundit të sekretarin të Mbrojtjes Gates me gjeneralët që ndodhen në zonat e luftimit.
Mund të duket e çuditshme, por në ditët e fundit të nëntorit 2009, d.m.th pothuajse tetë vjet nga fillimi i konfliktit, fronti i nxehtë i luftës në Afganistan sikur është spostuar në Uashington. Obama do të përballet më një raport “shokues” që është prezantuar në Senat nga komisioni I Punëve të Jashtme, dhe me fërkimet midis kreu të pentagonit Gates dhe gjeneralit fuqiplotë në Afganistan, Stanley McChrystal, që është njëkohësisht edhe përgjegjësi i NATO-s në terren.
Në të dyja rastet, ata që janë protagonistë janë lufta ndaj talebanëve. Dhe është bërë që t’i vëmë theksin që pas pak orësh nga ora 20 e darkës së sotme, ora e Uashingtonit) presidenti fuqiplotë Obama do të deklarojë strategjinë e re të SHBA-ve në Afganistan, që ka gjasa të dërgojë trupa ushtarake shtesë me 30-40 mijë, që do t’i bashkëngjitet edhe një kërkesë dërguar shteteve evropiane aleate. Është e lehtë të kuptosh se do të jenë orë me një tension të madh për presidentin dhe enturazhin e tij.
Relatori më i rëndësishëm I raportit të Senatit është ish-kandidati demokrat për president John Kerry. Flitet për malet tora-bora dhe si administrata Bush nuk ia arriti qëllimit të kapjes së Bin Laden. Sipas tezës së Komisionit, SHBA-të kanë pasur një shans të mirë për kapjen e kreut të Al Qaedas në fund të vitit 2001, pra themi tre muaj pas atentateve kamikaze të 11 shtatorit kundër të dy kullave binjake. Në atë rast Bin Laden gjendej në mallet tora-bora i fshehur bashkë me qindra besnikët të tij, por gjeneralët amerikanë, pasi dhanë urdhër të godasin me bombardime shenjestrave të informuara, nuk bënë edhe një kërkim në terren. Edhe pse kishin në gjendje disa qindra ushtarë në afërsi të bazave.
Sipas raportit, vetëm pasi ka kaluar rreziku i bombardimeve, Bin Laden qenka zhdukur afër kufirit të Pakistanit, duke ri-aktivizuara celulatae Al Qaedas me fonde okulte arabe. Në të vërtetë ka disa vite që senatori John Kerry mundohet të bëjë një transparencë me detyrat e ushtrisë amerikane në Afganistan, edh kësaj here ai ka folur hapur kundër sekretarit të atëhershëm Donald Rumsfeld dhe kundër ish-komandaniti të Centcom Tommy Franks; por duket qartë se raporti do ta verë në vështirësi edhe Obamën, që po përballet me një pakënaqësi që po rritet ditë pas dite për problemin që përban Afganistani.
Më pas është edhe problemi i prekshëm midis Robert Gates dhe Stanley McChrystal. I pari nuk fsheh mendimin se lufta po bëhen një fotokopje e asaj që ndodhi në Afganistan, kur ishin Rusët e Gorbaçovit (Gates, atëherë ishite numri 2 i CIA-s, dhe ishte përgjegjësi kryesor i furnizimit të rebeleve kundra sovjetikëve); kurse McChrystal po kërkon me ngulm nga qeveria Obama trupa të tjera shtesë në frontin Afgan. Sipas Ëall Street Journal, kontrastet midis Gates dhe MacChrystal paskan filluar qysh në gusht, kur të dy u takuan në bazën ushtarake e NATO-s në Belgjikë, kur për herë të parë sekretari I Mbrojtjes foli hapur për rrezikun e një “stanjacioni afgan”.