Ndotja e opozitës nga lustraxhiu i busteve
Te jemi seriozë. Që opozita e sotme nuk di të bëjë më politikë, është lehtësisht e vertetuar sa herë dalin në konferenca për shtyp një mori kandidatësh deputetë të mbetur në tentativë. E kemi thënë me forcw dhe e ripërsërisim qëndrimin tonë. Nuk bëhet politikë duke shpërndarë lojën, një herë me figura të reja socialiste që s’e kanë haberin e historive personale të Edi Ramës me gratë e që lexojnë hartime kakofonie pa kuptim; dhe herë të tjera, si Arta Dade, që i njeh mirë ato, por që gabon në rolin e vet, duke qenë një sekretare për marrëdhëniet me Jashtë, që merret me punët personale të të brendshmeve dhe gjërave të tjera intime të Edvin Ramës. Apo duhet ta kuptojmë si favor që i bëhet fshehjes në implikimin gati “mafioz” që ka selia e PS-së me Aldo Baren? Pse Edi Rama nuk del të na thotë se çfarë interesi ka Aldo Bare që ta përdorë atë në telefonatat e veta, nga e para e deri në të 400-tën, me vartësa-mafiozë e gjakatarë të tipit Enver Dondollaku? Këto janë dy pyetje që kërkojnë përgjigje të shkurtra, telegrafike, pa ndonjë mund të madhe.
Meqë nuk di të bëjë politikë, le t’u përgjigjet pyetjeve. Të sqarojë publikisht pozicionin e tij ose “miqësitë” apo qokat që ka bërë ndaj bishave terroriste të organizatës “Hakmarrje për drejtësi”? Mirëpo as PS-së e as socialistëve anembanë nuk u intereson e vërteta, por u intereson mbajtja e një njeriu si Edi Rama, që personifikon gjeneratën e dytë të komunistëve në Shqipëri. Ndoshta jo më një komunizëm i dhunshëm diktatoriale, se për të tillë s’ka më shanse, por të një komunizmi mendor të sofistikuar nga disa zhulsa ideologjikë që përdridhen si të gjezdisur në libra. Kaq sa për të thënë se pikiata e rënies së rëndësisë politike të opozitës, në këtë vend, ka nisur qysh në fillimin e instalimit këmbëkryq të një bllokmeni. Por paradoksi zbulohet nga hutimi i të moskuptuarit të rolit të opozitës në politikë.
Që të prodhosh sot politikë paraprakisht duhet të kesh një back-ground alternativash politike, të kesh një vizion të qartë se ç’duhet të bësh a të mos bësh e më pas edhe të krijosh e të imponohesh në idenë se po lufton për të mirën publike. Kësisoj opozita shqiptare e përfaqësuar gabimisht vetëm nga Partia Socialiste nuk arrin dot të dalë nga minoriteti intelektual ku e ka futur një njeri pa vizion si Edvin Rama. Ky është më spikatësi në politikën shqiptare që ka përfaqësuar denjësisht - si në jetë po ashtu edhe në politikë - një palmares të gjatë humbjesh bombastike, humbje që janë aq të gjata sa edhe gjatësia e tij. Ka gjasa se po t’i bësh analizat, të del fiks plep. Ndoshta mund të abstragojmë prej këndej edhe për faktin se Edvini, të vetmin vizion – kuptohet, pas fasadave të pallateve dhe breglumit të Lanës - ka mbledhjen e 30 pemëve pa rrënjë në Kryeqytet, paçka se dihet me statistika se Tirana, bashkë me Elbasanin, janë dy qytetet më ajrin më të intoksikuar në vend. Bojatisja mediatike sikur ky po punon për të mirën e kryeqytetit është sikur të thuash se në Aushvitz punohej për prodhimin e sapunit 15 lekësh, pa përmendur faktin se ata bëheshin me kockat e shkrira të hebrenjve në vlimet e krematoriumeve. Por po të ndalemi tek qeverimi i Ramës, vëmendja orientohet veç tek betonimet e ndryshme, dhënia e lejeve pa kriter, por se s’bën me një bakshish të majmë, që vetëm një njeri i papërgjegjshëm si Bashkiaku ynë mund ta marrë përsipër. Tirana po kthehet pa frikë në Kryeqytetin e betonarmesë, në vendin ku janë lëshuar frenat e etikës arkitekturore dhe ku po mbyten hapësirat e gjelbra pa hesap, veç për të krijuar disa eko-monstra besnike tajvaneze që prodhojnë aq para sa të mbajnë në këmbë një strukturë punisto-mafioze, si ajo e kryebashkiakut, kryetar partie. Në Tiranë qytetarët tashmë janë të ndërgjegjshëm se nuk bëjnë fajde as 30 pemët, çuditërisht edhe ato të dhuruara (ndoshta pa qeder) nga kryediplomati tiranas i Republikës komunistë të Kinës.
Këtu duhet një vizion i ri dhe jo një fasadë e instaluar me pehlivanllëk nga egoarku i PS-së. Shihet qartazi edhe në prononcimet e tjera të selisë-pink me kapriçioz Mero Braçen teksa akuzon prapë për rrugën e kombit. Kur do të marrë fund kjo marri anti-shqiptare? Kujt i intereson që rruga Durrës-Prishtinë të përdhoset me akuza të pandershme nga Mero Braçet? Vetëm një klike që ka bashkëpunuar më parë me klanin e Zemunit të bishave të tilla, si famëkeqi Arkan, mund t’i interesojë një gjë e tillë.