Oto Bariç bisedë zyrtare me Besart Berishën

Kombetarja e Shqiperise e cila ka mberritur sot ne Hamburg te Gjermanise, ka zhvilluar pasdite seancen e pare stervitore ne pergatitje per ndeshjen eleminatore te Euro 2008 me Bjellorusine me 2 shtator.
Gjithsesi, risia e kesaj dite eshte padyshim vizita e sulmuesit te Hamburgut, Besart Berisha, ne hotelin e pergjegjesit te zyres se zbulimit te talenteve, "Bei Musa Grune Tanne", ku eshte sistemuar ekipi Kombetar. Talenti me i fundit Shqiptar qe po shkelqen me skuadren e Hamburgut ne eliten e futbollit Gjerman, perfitoi nga ky rast i vecante per te vizituar edhe koleget e tij te ardhshem.
Madje, pas takimit koke me koke mes sulmuesit Shqiptar, Besart Berisha, trajnerit te ekipit Kombetar, Otto Baric, Shefit te sektorit te ekipeve Kombetare, Besnik Cela, si dhe pergjegjesin e zyres se zbulimit te talenteve ne Gjermani, Xhelil Musa, eshte mesuar se afrimi i sulmuesit te talentuar ne garden e Kombetares Shqiptare eshte ne fazen e konkludimit.
Prandaj, te gjitha dyshimet e paraqitura padrejtesisht dhe pa fakte nga mediat e Shqiptare, sipas te cileve Besart Berisha eshte ne pritje te nje ftese nga seleksionuesi i skuadres U21 Gjermane, i ka hedhur poshte vete sulmuesi i talentuar sot.
www.talentet.com
---------
Beqiri e Shkembi, sot ne Hamburg
Bledi Shkembi dhe Elvin Beqiri do te jene sot pasdite ne Hamburg. Bledi Shkembi ka luajtur, teksa eshte aktivizuar ne minuten e 67 te, ne ndeshjen qe skuadra e tij, Krivbas ka barazuar, 1-1, me ish-skuadren e tij, Metalurg Zaporozhjen. Elvin Beqiri nuk eshte aktivizuar as kete here ne kampioanatin ukrainas, kur dihet qe militon te Metalurg Donetsk.