E Shtunë, 31 Tetor 2026

ëposhtme:

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjet dhe vendimet e mëposhtme:

 

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

PËR

 ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT”

Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, bërë në Uashington, më 4 prill 1949.

 

Neni 2

Këshilli i Ministrave vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për vendosjen apo kalimin në territorin shqiptar të forcave ushtarake të Aleancës, në operacionet e vetëmbrojtjes kolektive, në kuadër të këtij traktati.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

 

JOZEFINA TOPALLI

***

V E N D I M

PËR

 

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN, NDËRMJET PALËVE TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT, PËR STATUSIN E FORCAVE TË TYRE”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të  Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

 

  P R O J E K T L I GJ

 

 

PËR

 ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN, NDËRMJET PALËVE TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT, PËR STATUSIN E FORCAVE TË TYRE

Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të  Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre, bërë në Londër, më 19 qershor 1951.

 

Neni 4

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI

***

V E N D I M

PËR

 

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR STATUSIN E ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT, TË PËRFAQËSUESVE KOMBËTARË DHE PERSONELIT NDËRKOMBËTAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

  K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

 

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

PËR

 ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR STATUSIN E ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT, TË PËRFAQËSUESVE KOMBËTARË DHE PERSONELIT NDËRKOMBËTAR

Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar, bërë në Otava, më 19 shtator 1951.

 

Neni 4

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

 

JOZEFINA TOPALLI

***

V E N D I M

PËR

 

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR STATUSIN E MISIONEVE DHE TË PËRFAQËSUESVE TË SHTETEVE TË TRETA NË ORGANIZATËN E TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

PËR

 ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR STATUSIN E MISIONEVE DHE TË PËRFAQËSUESVE TË SHTETEVE TË TRETA NË ORGANIZATËN E TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT”

Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, bërë në Bruksel, më 14 shtator 1994.

 

Neni 4

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI

 

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN PËR STATUSIN E SHTABEVE USHTARAKE NDËRKOMBËTARE, TË NGRITURA NË PËRPUTHJE ME TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

  P R O J E K T L I GJ

 

 

PËR

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN PËR STATUSIN E SHTABEVE USHTARAKE NDËRKOMBËTARE, TË NGRITURA NË PËRPUTHJE ME TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT

Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut, bërë në Londër, më 19 qershor 1951.

 

Neni 4

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI

 

***

V E N D I M

 

 

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA, “PËR KONTRATAT PËR SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Kombeve të Bashkuara, “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

PËR

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA, “PËR KONTRATAT PËR SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE”

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Kombeve të Bashkuara, “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

 

               

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, PËR TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL PËR TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

***

V E N D I M

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADMINISTRIMIN E OBJEKTEVE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESAT E BANIMIT”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i  bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004, “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA”

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004, “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme.

Neni 1

Pas nenit 8/1 shtohet neni 8/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 8/2

 

Për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër, shoqërive tregtare, ku shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, veprohet, si vijon:

a)          Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t’ia shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar.

Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij.

Kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit.

b)         Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë, dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar.”.

Neni 2

Në fjalinë e dytë të pikës 1, të nenit 23, pas fjalëve “… nga të ardhurat e krijuara nga ky ligj…” shtohen edhe “…të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave…”.

Neni 3

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare.”

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI

***

  V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovakisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.917,  DATË 29.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›