E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri , Nano takon sot Shpëtim Idrizin

Ish-kreu i PS-së dhe ish-kryeministri Fatos Nano, pas vetëofrimit si kandidat për postin e presidentit të Shqipërisë, rifillon takimet e paralajmëruara me krerët e partive parlamentare.
 

Sot ai do të takohet rreth orës 12:00 me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të cilit do t`i kërkojë mbështetjen për të qënë në garë për postin e kreut të ri të shtetit.
 

Më herët, Nano është takuar edhe me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, kryetarin e PS-së Edi Rama ndërsa pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule si dhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›