E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Arvizu takon Berishën dhe Ramën

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga votimi i kandidaturave për president të vendit në parlament, ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka nisur takimet intensive me dy liderët kryesorë në vend për të arritur në një emër konsensual për president.
 

Rreth orës 10:30, ambasadori Arvizu është takuar në kryeministri me shefin e ekzekutivit Sali Berisha ndërsa më pas do të zhvillojë një takim në selinë rozë me kreun e opozitës Edi Rama.
 

Më herët kryeministri Berisha deklaroi se emrat e kandidatëve për president të shtetit mund të publikohen pas konsultimit me kryesinë e PD-së ndërsa ka shtuar se është rënë dakort me LSI-në që kandidatët të cilët do të përzgjidhen do të jenë në tre fusha, nga politika, drejtësia dhe diplomacia.

Ndërkohë, afati i fundit për emrin e kandidatit për president të vendit është ora 09:00, orë kur komisioni i ligjeve pret edhe kandidatin për ta shqyrtuar dhe më pas për tu dërguar në seancën plenare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›